top of page

" Zbulo më shumë : 3 gjërat që nuk duhet të keni siklet për ti kërkuar terapistes gjatë një seance masazhi"


Seancat e masazhit janë një moment i posaçëm për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm dhe i specializuar për të shijuar relaksimin dhe lehtësimin e tensioneve trupore. Për të garantuar një përvojë sa më optimale, është e rëndësishme të komunikoni hapur me terapisten tuaj. Këtu janë 3 gjëra që nuk duhet të keni siklet t'i diskutoni gjatë seancës së masazhit.


Masazh i thellë


  1. Presioni i Masazhit: Nëse ndjeni se presioni i masazhit është shumë i fortë ose shumë i butë, mos hezitoni në asnjë moment të bëni një koment. Çdo person ka ndjeshmëri të ndryshme ndaj presionit, dhe terapistet janë të përgatitura për të përshtatur intensitetin sipas preferencave tuaja. Thjesht përmendni nëse preferoni një presion më të thellë ose më të lehtë, duke siguruar një përvojë më të personalizuar dhe të pëlqyeshme. Ato janë profesioniste dhe ju kuptojnë ju dhe nevojat tuaja pa u ndjerë keq.

  2. Fokusi i Masazhit: Qe një seancë masazhi të plotësojë pritshmëritë tuaja mund të keni zona specifike në trupin tuaj që ju dëshironi të trajtohen më së shumti. Ndjehuni të lirshëm të ndani preferencat tuaja me terapistet. Nëse keni tensione ose dhimbje në një zonë të caktuar, ju keni të drejtën të kërkoni që fokusi të përqëndrohet aty. Komunikimi është kyç për një trajtim të personalizuar dhe të efektshëm.

  3. Ambienti i Seancës: Nëse ambjenti nuk ju bën të ndiheni të rehatshëm, mos ngurroni të bëni ndonjë kërkesë. Për shembull, nëse dëshironi më shumë ose më pak dritë, muzikë, apo edhe temperaturë, terapistet janë të hapura për t'u përshtatur sipas preferencave tuaja. Për një seancë masazhi sa më relaksuese, ndihmoni të siguroheni që ambjenti të plotësojë pritjet tuaja.





Nuk ka vend për siklet gjatë një seance masazhi. Presioni i duhur, fokusi i drejtuar, dhe një ambient i përshtatshëm janë thelbi i një përvoje të mrekullueshme. Mos ngurroni të shprehni preferencat tuaja gjatë seancës për të siguruar një trajtim që të plotësojë nevojat tuaja dhe t'ju sjellë një relaksim maksimal.




Kujdesuni per veten!


by Jasmine Spa & Fizioterapi 💚

Comments


rr. Ismail Qemali, Tirane. 

355 69 86 52 062

bottom of page